Ceuta, një nga rrugët më të rrezikshme për emigrantët në Europë

Ceuta është një qytet i vetëqeverisur i Spanjës, i pozicionuar pranë Ngushticës së Gjibraltarit dhe ndodhet gjeografikisht në veri të Marokut, rreth 70 kilometra larg Tangerit. Kjo ka bërë që qyteti të shihet si një enklavë spanjolle brenda kufijve marokenë.

Për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, Ceuta është bërë një nga portat kryesore për emigrantët që synojnë kalimin nga Afrika drejt Evropës.

Ashtu si Melilla, një tjetër qytet autonom nën Spanjë në bregun lindor të Marokut, Ceuta është shpesh objekt pretendimesh nga ana e Marokut i cili dëshiron t’i përfshijë në territorin e tij. Këto kërkesa janë refuzuar nga Spanja, duke arsyetuar se Ceuta dhe Melilla kanë qenë pjesë e saj para pavarësisë së Marokut në vitin 1956.

Për të siguruar këto enklava, Spanja ka ndërtuar një sistem të fortifikuar sigurie, i përbërë nga forca ushtarake dhe gardhe kufitare që në disa pika arrijnë deri në 20 metra lartësi.

Përveç kësaj, janë zbatuar barriera detare për të parandaluar hyrjet ilegale nëpërmjet ujit.

Megjithatë, shumë emigrantë vazhdojnë përpjekjet për të arritur në Ceuta dhe Melilla duke notuar, një rrezikshmëri që shpesh rezulton në dëmtime serioze dhe humbje jete.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme