Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë zgjidhet nga radhët e deputetëve me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Mandati i Kryetarit zgjat katër vjet.
Kryetari i Kuvendit e përfaqëson Kuvendin, i cakton seancat e Kuvendit dhe kryeson me to, kujdeset për zbatimin e Rregullores së Kuvendit, i nënshkruan dekretet për shpalljen e ligjeve dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Rregulloren e Kuvendit.
Në rast të negocimit të këtij posti që të udhëhiqet nga një shqiptar, atëherë asnjë ligj i Republikës së Maqedonisë nuk do të mund të dekretohej pa nënshkrimin e tij, njofton Sakte.net
Përgjegjësitë e tjera:
– kujdeset për zbatimin e Rregullores së punës dhe jep shpjegime rreth zbatimit të saj, për çka mund të kërkojë mendim nga Komisioni për çështjet e rregullores, të imunitetit dhe mandateve,
– cakton trup punues kompetent për shqyrtimin e çështjeve të caktuara të parashtruara në Kuvend (trup pune amë),
– e kontrollon rregullsinë e propozimit për ngritjen e nismës qytetare për miratim të ligjit, shpalljen e referendumit në nivel shtetëror dhe për dhënien e propozimit për fillimin ndaj ndryshimit të Kushtetutës,
– kujdeset për harmonizimin e aktiviteteve të Kuvendit me Presidentin e Republikës dhe Qeverinë,
– bashkëpunon me koordinatorët e grupeve parlamentare,
– në emër të Kuvendit realizon bashkëpunim ndërkombëtar me përfaqësuesit parlamentar, diplomatikë-konsullorë dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe me personalitete të huaja të shquara,
– e ndjek punën e Shërbimit të Kuvendit, kujdeset për përparimin e punës së tij dhe për krijimin e kushteve për punë efikase dhe bashkëkohore,
– ia beson kryerjen e disa punëve Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit,
– formon grupe pune për shqyrtimin e çështjeve të caktuara në kompetencë të Kuvendit,
– nxjerr akte të përcaktuara me këtë rregullore dhe
– bën punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutë, me ligj dhe me këtë rregullore.
Trajko Veljanoski (25.06.2011- 10.05.2014)
Trajko Veljanoski (21.06.2008 – 25.06.2011)
Lubisha Georgievski (01.08.2006 – 21.06.2008)
Lupço Jordanovski ( 18.11.2003 – 16.6.2006)
Nikolla Popovski ( 3.10.2002 – 7.11.2003)
Stojan Andov (30.11.2000 – 3.10.2002)
Dr. Savo Klimovski (19.11.1998 – 30.11.2000)
Tito Petkovski (6.3.1996 – 19.11.1998)
Stojan Andov (19.11.1994 – 6.3.1996)
Stojan Andov ( 8.1.1991 – 19.11.1994)
Dr. Vullnet Starova ( 28.4.1986 – 8.1.1991)
Stanko Mlladenovski (24.5.1985 – 28.4.1986)
Kata Llahtova ( 28.4.1984 – 25.04.1985)
Boshko Stankovski ( 28.4.1982 – 28.04.1984)
Bllagoja Talleski (28.04.1978 – 28.04.1982)
Bllagoja Talleski (07.05.1974 – 28.04.1978)
Nikolla Minçev ( 06.05.1969 – 06.05.1974)
Nikolla Minçev ( 23.9.1968 – 06.05.1969)
Mito Haxhivasillev – Jasmin (12.5.1967 – 12.05.1968)
Video Smillevski – Bato (25.6.1963 – 12.5.1967)
Lupço Arsov ( 26.6.1962 – 24.6.1963)
Llazar Kollishevski (15.4.1958 – 26.6.1962)
Llazar Kollishevski (19.12.1953 – 15.4.1958)
Dimçe Stojanov – Mire (4.1.1951 – 18.12.1953)
Dr. Dimitar Nesterov (30.12.1947 – 3.1.1951)
Dr. Boris Spirov (30.12.1946 – 30.12.1947)
Metodija Andonov Çento KRYETAR I PRESIDIUMIT TË KAÇKM (2.8.1944 – 15.3.1946)