Çfarë është ”Apeli për Mbrojtjen e Kosovës” i prezantuar në Beograd

Pas shumë rezolutave, projekteve, memorandumeve e dokumenteve të Serbisë për të “gjetur zgjidhje” për Kosovën, sot në Beograd i ka ardhur radha të ashtuquajturit Apel për mbrojtjen e Kosovës, transmeton Koha.net .

Këtë “dokument” e kanë nënshkruar 178 përfaqësues të jetës publike e kulturore në Serbi. Nga këta nënshkrues thuhet se 100 janë doktorë shkencash e 62 profesorë universitet .

Inicimin e këtij apeli e bërë Partia Demokratike e Serbisë (Demokratska stranka Srbije -DSS), dikur në pushtet.

Duke e prezantuar Apelin, kryetari i Këshillit Politik të DSS-së Milosh Koviq ka thënë se apeli, nënshkruesit e të cilit nuk janë të lidhur me asnjë parti, (me gjasë vetëm me këtë parti të tij), ka ardhur si përgjigje e një pjese të opinionit për mesazhet dykuptimëshe që muajve të fundit vijnë nga qarqet më të larta të pushtetit lidhru me Kosovën.

Koviq, siç përcjell FoNet, ka përkujtuar se përfaqësuesit e pushtetit në Serbi publikisht kanë thënë se e kanë për obligim ta nënshkruajnë Marrëveshjen detyruese për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po përgatitet karrigia e OKB-së që me disa kushte do t’i jepet Kosovës por që nuk dihet se cilat janë ato kushte.

Ai ka theksuar se në Serbi po iu jepet publicitet i madh përfaqësuesve të pushtetit se “duhet hequr dorë nga mitet e mendohet edhe për betimin për Kosovën” si dhe se nuk ke mi fëmijë për luftëra të reja me të cilat po krijohet atmosfera për procesin e njohjes së Kosovës

“Autoritetet tona kanë dërguar mesazh të qartë se e kanë pranuar ulësen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka konstatuar Koviq.

Ai ka porositur se për këtë arsye është i rëndësishëm mesazhi i Apelit që të pengohet kjo dhe që zgjidhja e çështjes së Kosovës të jetë rezultat i bisedimeve të serbëve e shqiptarëve epilogu i të cilave të jetë i kënaqshëm “ose jo deri në fund i kënaqshëm” për njërën ose për palën tjetër”.

Profesori universitar Milo Lompar ka theksuar se Apel nuk karakter përjashtues por përfshirës në mënyrë që edhe përfaqësues të tjerët të shoqërisë të mendojnë për të e të futen në lëvizjen që e e mendojnë moralisht të arsyeshme e politikisht të dobishme.

Sipas profesorit universitar Çaslav Koprivic, me Apel Kosova mund të kthehet në rendin kushtetues juridik të Serbisë, e qëllimi i tij është që të pengohet qëllimi i pushtetit në Beograd, i cili “dëshiron që njëherë e përgjithmonë ta heqë nga rendi i ditës çështjen e fatit të Kosovës”.

Kjo, sipas tij, do të thotë që përgjithmonë të heqim dorë nga një atu serioz, e ai është se Kosova me të drejtën ndërkombëtare është pjesë e Serbisë , ka thënë Koprivica, duke shtuar se “mu për këtë shkak po zhvillohet dialogu në dëm të Serbisë dhe të popullit serb”.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme