Lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama që prokurori Ndoj ka pasur lidhje me krimin dhe bandat, gazetari investigativ Basir Çollaku argumenton se kryeministri duhet të kishte njoftuar organin e akuzës për këto informacione. Hetimet duhet të jenë gjithpërfshirëse dhe të pakapura, pasi atentati mafioz ishte një alarm për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk i binden Edi Ramës.
Çollaku sjell përshkim të detajuar mbi figurën dhe dosjet e rëndësishme të Arjan Ndojës, duke evidentuar edhe takimin një ditë para atentatit të prokurorit me ndërkombëtarët. Kërcënimet, atentatet vijnë në një kohë që sistemi i drejtësisë është në proces reformimi duke dhënë sinjal te fortë për këdo që kundërshton urdhrat politikë. Çollaku e quan vettingun armën pa plumb të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ende nuk ka një qëndrim nga drejtuesit e Prokurorisë që sipas Çollakut duhet të kishte ndodhur. Gjithashtu shton se siguria e jetës së Arjan Ndojës, prokurorëve dhe gjyqtarëve duhet të jetë detyra primare e institucioneve përgjegjëse.