Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku koalicioni PAN nuk i kishte numrat për ta zgjedhur Kadri Veselin kryeparlamentar, ky i fundit i është afruar deputetit të “Alternativës”, Ilir Deda.
Fotoreporteri i “Zërit”, Driton Bublaku, ka fotografuar Veselin dhe deputetin e koalicionit LAA duke biseduar në hollin e Kuvendit.
Gazeta “Zëri” ka kontaktuar deputetin Ilir Deda, i cili tha se me Veselin kane biseduar vetëm për situatën e paqëndrueshme në Kuvendin e Kosovës.
“Kemi biseduar për situatën e paqëndrueshme në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Veseli i ka kërkuar diçka, Deda ka mohuar që Veseli t’i ketë bërë ndonjë kërkesë.
”Jo nuk ka pas ndonjë kërkesë, ka pasur vetëm shkëmbim të mendimeve”, ka përfunduar Deda.