Një automjet që nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, ka ngritur në këmbë Policinë e Sarandës. Bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes-Benz” të cilit dje i është kërkuar nga efektivët e qarkullimit rrugor që të ndalonte. Episodi në fjalë ndodhi në rrugën hyrëse te qytetit, konkretisht në Qafë-Gjashtë.
Sipas asaj që raporton BW, mjeti po dilte nga Saranda kur është tentuar të ndalohet, por drejtuesi i saj ka shtuar shpejtësinë duke u larguar. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se mjeti përdorte targa false, konkretisht targa që rezultonin në pronësi të një mjeti tjetër.
Pavarësisht ndjekjes drejtuesi, tashmë i identifikuar dhe i shpallur ne kërkim, ka arritur të largohet ne drejtim te paditur. Paraprakisht dyshohet se mjeti transportonte diçka te paligjshme. Aktualisht vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.



