Çfarë ndodhë kur e mbushni veturën me karburantin e gabuar dhe si të veproni

Keni bërë një gabim trashanik: keni vendosur naftë në veturën me motor të benzinës ose anasjelltas! Por, kritikat mënjanë, çfarë duhet të bëni tani?

Çdo tre minuta e gjysmë, një shofer në Mbretërinë e Bashkuar vendos naftë në një veturë me benzinë, ose benzinë në një veturë e cila ecë me naftë.

Kjo do të thotë se ky gabim ndodh përafërsisht 150,000 herë në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar!

Është një problem i zakonshëm i cili është në rritje, e veçanërisht për familjet që i posedojnë dy vetura të cilat ecin me karburante të ndryshme.

Por, çfarë ndodhë kur e gaboni karburantin e veturës tuaj?

Qysh në fillim, ky gabim do t’ju kushtojë mjaftë para! Procedura për zgjidhjen e këtij problemi dallon varësisht nga lloji i motorit që e keni – por rregulli i parë është që në asnjë rast të mos e ndizni veturën posa ta kuptoni që e keni bërë një gabim trashanik!

Nëse veturën tuaj e keni mbushur me benzinë në vend të naftës, atëherë elementi tretës i benzinës ka potencialin të shkaktojë dëme serioze në pompën e mbushjes dhe në pjesë tjera të sistemit të karburantit, e më shumë mundësi do t’ju duhet një zëvendësim i plotë i pompës së karburantit, injektorëve të dizelit, filtrave, rezervës, etj.

Tjetra është se urgjentisht duhet ta largoni tërë benzinën nga vetura para se të mund ta vozisni veturën.

Në anën tjetër, hedhja e naftës në një veturë me benzinë është më pak e prirë të shkaktojë probleme në motor të veturës, sepse për shkak të se nafta është më e rëndë dhe më e lëngshme, mund të ndodhë që vetura të mos ndizet fare.

Të paktën kjo mund t’ju shërbejë si paralajmërim që të mos provoni ta ndizni veturën para se gjërat të bëhen serioze.

Sidoqoftë, edhe në këtë rast do t’ju duhet ta largoni tërë naftën nga vetura para se ta mbushni me benzinë dhe ta vozisni veturën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme