Çfarë ndodhi në Aeroportin e Shkupit? |VIDEO

Pas deklarimit të fundit që kanë bërë nga Aeroporti i Shkupit, ku përmendet udhëzimi i këtyre të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, që delegacioni i Kosovës, në krye me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, t’i nënshtrohet kontrollit standard, për Presidencën e Kosovës, tashmë është e qartë se ky akt ka qenë i menduar dhe është i paprecedent, tha këshilltarja e Osmanit, Donika Kadaj.

Presidentes së Kosovës, në aeroport nuk iu kontrollua vetëm çanta e dorës, por iu kërkua edhe skanimi i telefonit, gjë të cilën nuk e ka lejuar Osmani dhe më pas po ky sigurim ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, për të cilën gjë ka reaguar Policia e Kosovës në mbrojtje të presidentes.

“Kjo ka qenë në njëfarë forme mirë e paramenduar nga individë të caktuar dhe është vepruar me vetëdije të plotë kundër presidentes dhe kundër Kosovës” , theksoi Donika Kadaj-Bujupi,këshilltare e presidentës.

Nga presidenca kanë kërkuar që Maqedonia e Veriut të kërkoj falje dhe të ndalë propagandën ruse-serbe nëpërmjet, siç kanë thënë, mediave atje.

“Të gjithë ata që po manipulojnë, po japin dezinformata, po shkruajnë kinse presidentja ka refuzu me skanu çantën sepse ka pasë diçka tjetër në çantë, kanë me dhënë llogari dhe do të marrin përgjegjësi për fjalën e thënë dhe këto gënjeshtra” tha Kadaj-Bujupi.

Në kuadër të veprimeve të ndermarra, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pranuar sot pasdite edhe një telefonatë nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, gjatë së cilës sipas komunikatës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit të djeshëm.

Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen thuhet në reagim.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, e quajti të gjithën akt provokativ dhe të pahijshëm, për të cilin autoritetet maqedonase duhet të kërkojnë falje.

“Si një veprim i padenjë, si një akt provokativ madje, dhe i pahijshem i një vendimi mik të  Kosvës ndaj një presidente të vendit që me Konventën e Vjenes dhe protokollet ndërkombëtare garantohet paprekshmëria, imuniteti edhe në situata të tilla të udhëtimeve, në cdo situatë dhe në cdo shtet, pra nuk mund të  thuhet ndryshe vec një akt i pahijshëm, i padrejtë dhe provokativ”, tha Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve juridike.

Incidenti në Aeroportin e Shkupit ndodhi dje teksa presidentja osmani po udhëtonte per në Slloveni.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme