Në itinerarin prej 20 minutash është regjistruar edhe grabitja e dytë e bankave në kryeqytet.
Sipas policisë filiali i bankës Reiffaisen Bank në Bregun e Diellit është grabitur nga një person i armatosur.
Zëdhënësi i policisë Agron Borovci tha se grabitja është regjistruar në orën 16 e 20 ndërsa policia ende nuk di për shumën e parave dhe identitetin e të dyshuarit.