Çfarë po ndodh me partitë shqiptare në Maqedoni? BESA aktive, tjerat në letargji!

Pas rezultateve zgjedhore në Maqedoni, partitë politike shqiptare janë heshtur dhe thuajse janë në monitorim të situatës dhe lëvizjeve të rivalëve politik. Përpos deklaratës së përbashkët të nënshkruar me ndërmjetësim të kryeministrit Edi Rama, takimit në tryezën e përbashkët me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa paraqitjeve mediatike, votuesit shqiptar kanë mbetur në pritje të veprimeve të përfaqësuesve të tyre politik në të ardhmen. Më të hutuar duhet të jenë ata votues të cilët zgjodhën subjektin politik maqedonas, LSDM për të ndëshkuar qeverisjen e Nikolla Gruevskit.

BDI e Ali Ahmetit ka filluar takimet si partia e parë në taborin shqiptar me fituesin e zgjedhjeve, VMRO – DPMNE. Mirëpo, ajo ka vazhduar me avazin e vjetër. Ka qenë e mbyllur lidhur me temat që janë diskutuar në takim.

Aleanca për Shqiptarët, përpos disa paraqitjeve mediatike të udhëheqësve të saj, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim politik dhe në tërësi thuajse i është dorëzuar pritjes se si çfarë veprime do të ndërmarrin rivalët politik.

Lëvizja BESA, e cila doli edhe partia e dytë shqiptare, përtej deklarimeve politike dhe paraqitjeve publike, megjithatë ka ndërmarrë edhe disa aksione të cilat kanë qenë vazhdimësi e veprimeve të saj politike. Derisa partitë tjera shqiptare kanë mbetur të fokusuara në krijimin e Qeverisë, Lëvizja BESA ka përjashtuar thuajse çdo mundësi për të qenë pjesë e një koalicioni bashkë me BDI. Pos, në rastin e një qeverie teknike që do ta përgatiste vendin për zgjedhje. Gjatë kësaj kohe, ajo ka vazhduar të sillet si Lëvizje opozitare duke realizuar një sërë aksionesh. Ajo ka alarmuar për rrezikun që i kanoset komunës së Bogovinës nga mbeturinat, ka ngritur akuza për abuzime dhe mashtrime nga ana e BDI – së me Teatrin e Tetovës, ndërsa ka ironizuar edhe me dy protagonistët Subhi Jakupi dhe Bedredin Ibrahimi duke i shpallur “Heronj të VMRO – së”, duke zënë si shkas votimin e tyre në KSHZ kundër ankesave të kësaj Lëvizje që rezultoi me një mandat më shumë për VMRO – DPMNE dhe një më pak më Lëvizjen BESA. Po ashtu, BESA ka reaguar edhe ndaj EVN – së dhe reduktimeve të energjisë elektrike në mot me temperatura shumë të ulta, ka ironizuar me qeverisjen lokale në Kumanovë duke e shpallur si “Qendër Skijimi”, ndërsa ka ripërsëritur edhe shqetësimin e futjes së vendit në borxhe në mungesë të një koncepti të qartë për zhvillimin ekonomik./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme