Një orë para se të fillojë seanca ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, forca të shtuara të policisë franceze kanë filluar ta rrethojnë Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës.
Në seancën e cila pritet të filloj në orën 9:00 gjykata do ta marrë vendimin përfundimtar për lirimin e Haradinajt apo për ekstradimin e tij për në Serbi, në bazë të kërkesës së Serbisë.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj po akuzohet nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999, raporton rtv21.