Rastet e dhunës e në familje janë shtuar së tepërmi në Kosovë, e fundit përfundoj me fatalitet, ku në Prizren një burrë vrau gruan e tij, ndërsa sipas raportit policorë vetëm për një ditë janë shënuar katër raste të reja të ushtrimit të dhunës ndaj grave nga burrat.
Në Kosovë janë rritur rastet e dhunës në familje, e cak i dhunimit fizik shumicën e rasateve janë gratë, e disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Në raportin e policisë janë dërguar katër raste të reja të presionit dhe dhunës fizike e psiqike që burrat kanë kryet ndaj grave të tyre.
Sipas raportit policorë, dje dhe pardje në Prishtinë janë shënuar tri raste dhunë ndaj grave, ndërsa rasti i katër ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Siç njofton policia, rasti i parë ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku është sulmuar fizikisht viktima femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari është mashkull dhe është duke u hetuar.
“Prishtinë 07.08.2019-13:00.Viktima femër K-Shqiptare njofton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.”
Rasti tjetër ka ndodhur të martën ku nga presioni i madh ndaj viktimes femër, është intervistuar një mashkull si i dyshuar.
“Prishtinë 06.08.2019 -20;00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.”
Ndërsa dje, e mërkure, është arrestuar një mashkull pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqke nda viktimës femër.
Edhe në Fushë Kosovë është arrestuar një mashkull për shkak të kanosjes ndaj një femre.
“Prishtinë 07.08.2019-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër K/Shqiptare. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa është informuar mbrojtësi i viktimave dhe QPS-ja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
Vlen të theksohet që mëngjesin e së martës, kosovarët u zgjuan me lajmin se një burrë nga Prizreni ka vrarë gruan e tij, duke e qëlluar me 15 plumba. Njëjtë ndodhi pikërisht edhe 7 gushtin e vitit të kaluar, Pjetër Nrecaj nga Gjakova vrau gruan e vajzën e tij 9 vjeçare. Prillin e këtij viti, një burrë nga Prishtina vrau gruan dhe renë, e të gjitha këto ngjallen reagime, por edhe thirrje të shumta.