“Çfarë të shikoje, njëri nuk i kishte këmbët”/ Dëshmitari tregon momentet e para pas aksidentit tragjik të Fushë-Krujës ku vdiqën 4 të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku kanë humbur jetën katër të rinj dhe është plagosur rëndë një tjetër.


Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku nga përplasja e dy makinave kanë humbur tragjikisht jetën të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy nga pasagjerët që udhëtonin me to.

Një dëshmitar, i cili ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë, u shpreh për “ABC News” se. aksidenti ka qenë aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.

“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe isha në aksident. Roje isha. Çfarë të shikoje, njëri nuk i kishte këmbët. Policia erdhi shpejtë i kanë prerë me fresibël makinat. Nuk njiheshin për njerëz ashtu ishin bërë.”, ka thënë dëshmitari.

Viktima të aksidentit kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve është prerë në mes, vetëm një ditë pasi i kishin premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, sepse në datën 4 mars kishin festuar fejesën.

Nga përplasja e fortë e dy makinave, kanë humbur jetën edhe drejtuesit e dy mjeteve Alfred Dika, 39-vjeç dhe Artan Alushi 30, vjeç. Dy të rinjtë ndodheshin në automjetin që drejtonte Artan Alushi.

Nga aksidenti ka mbijetuar mrekullisht një 34-vjeçare e cila ndodhej po në të njëjtën makinë. R.H ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme