Çfarë thoshte Rugova kur pyetej për Adem Jasharin

Në vazhdimësi ëhtë diskutuar për qëndrimet Presidentit të parë të Kosovës për heroin kombëtar, Adem Jasharin, por nga një intervistë e pasluftës, vet Presidenti  Rugova tregon respektin që kishte për  familjen Jasharaji, transmeton Gazeta Metro.


Rugova, në një intervistë të rrallë dhënë RTK-së, menjëherë pas luftës ka thënë se ka shpallur edhe ditë zie, e madje në nderë të sakrificës së familjes Jashari, Rugova kishte kërkuar që të ketë respekt shtetëror për këtë familje.

“Ju e dini nuk po dua të hy në histori, kur ka ndodhur ajo para tash katër vite, atëherë si kryetar i Republikës së Kosovës kam shpallur ditë zie, dëshirojë tash meqenëse e kemi bërë institucionet t’i bëjmë një nderim dhe respekt më të lartë shtetërorë që është i mundur për Adem Jasharin dhe bashkëfamiljarët e tij heronjtë e dëshmorët e tjerë”, thoshte presidenti Rugova në një intervistë për transmetuesin publik./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme