Çfarë thotë UNDP për punësimin e vajzës së Kryeprokurorit Lumezi

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), thotë se punësimi i vajzës së kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Nita Lumezi në Gjykatën Supreme ka qenë i rregullt dhe pa asnjë shkelje.

Kjo agjenci ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione të ndryshme duke përfshirë edhe Gjykatën Supreme, e autorizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në një sqarim për punësimin e Nita Lumezit, si zyrtare ligjore, UNDP ka sqaruar se ka monitoruar procesin e rekrutimit dhe nuk ka gjetur asnjë shkelje.

Në sqarimin e UNDP-së thuhet se përmes kësaj marrëveshje është paraparë që UNDP të ofrojë ndihmë Gjykatës Supreme për zbatimin e prioriteteve të tyre duke përfshirë edhe angazhimin e kapaciteteve të nevojshme për këtë.

“Gjykata ka shpallur konkursin për pozitë të lirë, ka zhvilluar në tërësi dhe absolutisht në mënyrë të pavarur tërë procesin duke përfshirë zhvillimin e testit me shkrim dhe intervistave. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, UNDP ka marrë pjesë në proces të rekrutimit në kapacitet të vëzhguesit. Si rrjedhojë, UNDP ka vërejtur që rekrutimi është bërë në bazë të rregullave dhe procedurave të Gjykatës Supreme”, thuhet në sqarimin e UNDP-së.

Javën e kaluar është raportuar se Nita Lumezi, është zgjedhur në mesin 24 kandidatëve si zyrtare ligjore në Gjykatën Supreme. Ajo ka dalë fituese në këtë konkurs.

“Gjykata ka shpallur konkursin për pozitë të lirë. Ka zhvilluar në tërësi dhe absolutisht në mënyrë të pavarur tërë procesin duke përfshirë zhvillimin e testit me shkrim dhe intervistave”, ka thënë UNDP.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, UNDP ka marrë pjesë në proces të rekrutimit në kapacitet të vëzhguesit. Si rrjedhojë, UNDP ka vërejtur që rekrutimi është bërë në bazë të rregullave dhe procedurave të Gjykatës Supreme”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme