Chelsea dhe Manchester United ndahen baraz

Fundi i paparashikueshëm, Chelsea dhe Manchester United ndahen baraz.

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë baraz në derbin e javës së 13-të në Premierligë.

Deri në fund, ndeshja ishte e qetë sa i përket golave, por fundi ishte dramatik.

Armando Broja fitoi penallti për Chelsean, kurse nga 11-të metërshi nuk gaboi Jorginho në minutën e 87-të.

Por, në sekondat e fundit të ndeshjes, Casemiro barazoi shifrat.

Me këtë barazim, tani Chelsea gjendet i katërti me 21 pikë, një më shumë se Manchester United që gjendet një pozitë më lart.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme