Chelsea pritet të transferojë dyshen e Serie A për 250 milionë euro

Chelsea transferon dyshen e Serie A për 250 milionë euro.

Chelsea është gati të kthehet në merkato ku në dy sesionet e fundit ka shpenzuar plot 669 milionë euro.

Nga anët e Stamford Bridge zgjidhjet janë dy, largimi i trajnerit dhe blerje të reja. Deri më tani Todd Boehly i ka bërë të dyja gjërat njëkohësisht.

Pochettino po punon që të rezistojë sa më shumë të jetë e mundur duke imagjinuar një skuadër më të përshtatshme me stilin e tij të lojës. Nëse nuk e largojnë brenda tre muajve të ardhshëm, klubi mund t’ia plotësojë dëshirat.

“Po punojmë për merkaton e dimrit”, ka thënë argjentinasi në konferencë për shtyp ditën e premte. Një lajmërim i fortë dhe i qartë që ka shkuar edhe në Itali.

Në Serie A, në fakt, ka futbollistë që mund të pëlqehen shumë nga Blues. Në krye është Victor Osimhen, marrëdhënia e të cilit me Napoli-n është prishur dhe ka pak mundësi që të rregullohet.

Nga kjo situatë mund të përfitojë Chelsea, që edhe në verë është interesuar për sulmuesin nigerian. Megjithatë, De Laurentiis nuk ka ndërmend të bëjë ulje dhe kërkon 150 milionë euro për lojtarin e tij.

Një tjetër objektiv i londinezëve mund të jetë Theo Hernandez. Ylli i Milan-it shihet si përforcimi i duhur për krahun e majtë të mbrojtjess, duke parë se Cucurella ka kërkuar të shitet.

Marrëdhëniet mes kuqezinjve dhe Cjelsea-t janë shumë të mirë, siç konfirmojnë operacionet Pulisic e Loftus-Cheek të kësaj vere, por duket shumë e vështirë që klubi milanez të heqë dorë nga francezi, i cili ka një vlerësim 90/100 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme