Chevrolet prezanton konceptin e saj të ri (Foto)

Sikur Nissan me konceptin Frontier Attack, edhe Chevrolet në panairin e veturave në Buenos Aires ka prezantuar konceptin e ri, S10 Trailboss, i cili është i bazuar në modelin Pick-up të saj.

 

Ashtu si pritej, edhe koncepti Chevrolet S10 Trailboss tërheq vëmendjen me eksterierin të jashtëzakonshëm i cili përbëhet nga disa elemente mbrojtëse shtesë, transmeton Koha.net.

Ky koncept është më i lartë dhe vjen me rrota të reja, dritat e errët, eksterier me ngjyrë të kombinuar verdhë-kuq në kontrast me disa elemente tjera me ngjyrë të zezë, si dhe me ulëset nga lëkura e qepje me ngjyrë të kuqe.

Motorin e ka 2.8-litër Turbo-dizel me kapacitet prej 200 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me gjashtë shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme