CIA kishte paralajmëruar sulmin në Turqi – forcat turke dështuan ta parandalojnë

Disa orë pas masakrës që tronditi Stambollin, ka ardhur edhe reagimi i pronarit të klubit të natës, i cili thotë se forcat turke të sigurisë dështuan të parandalonin sulmin pavarësisht informacioneve të marra nga inteligjenca amerikane.

 

Gazetari i “Hurriyet”-it thotë se Mehmet Koçarslan, pronari Reinas, një prej klubeve më të famshme të natës në Stamboll, mezi fliste nga e qara.

“Bastardët që hynë brenda kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Inteligjenca amerikane kishte informuar mbi këtë. Për një periudhe kohore prej një jave a dhjetë ditësh këtu u morën masa shtesë mbrojtjeje, përshirë edhe rritjen e sigurisë detare. Çfarë ndodhi më pas? Ky sulm ndodhi para syve tanë,” tha Koçarslan, transmeton “Syri”.

Një terrorist i veshur si babagjysh i Vitit të Ri dyshohet se sulmoi me armë automatike një klubin e natës Reina në brigjet e Bosforit duke vrarë 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, tha të dielën në mëngjes se në sulm janë plagosur 65 të tjerë, katër prej të cilëve rëndë.

Ndërkohë, media turke ka ngritur shumë pikëpyetje mbi ngjarjen, disa prej të cilave janë: Nëse ka informuar Amerika mbi sulmin e mundshëm pse nuk u morën masat e nevojshme?; Sa persona sulmuan në klubin e natës dhe si arritën të largohen nga vendngjarja autorët? Të gjitha këto pyetje presin përgjigje nga autoritetet turke.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme