Mjeku Andon Çibishev njoftoi mëngjesin e sotëm se natën e ndërrimit të motomoteve, në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup gjithsej kanë kërkuar ndihmë 21 pacientë. Çibishev e konsideroi këtë si mbrëmje të qetë, ndërsa falënderoi edhe mediumet për shpërndarjen e këshillave nga institucionet shëndetësore.
“Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë, mbrëmja dhe kujdestari e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë prej të cilëve, 18 kanë qenë si helmim akut me alkool. Prej 18 rasteve, 4 janë të gjinisë femërore kurse 14 janë të gjinisë mashkullore. Te femrat, pacientja më e re është 17-vjeçare, kurse më e moshuara 27 vjeç. Te meshkujt, pacienti më i ri është 14-vjeçar, kurse më i moshuari është 38 vjeç. Si çdo vit, duhet ta potencoj se kemi më pak pacientë të helmuar se në vitin e kaluar. I falënderoj mediat që këshillat tona i përcollën te publiku dhe kjo shpresoj se ka kontribuar që këtë vit të kemi më pak raste”, deklaroi Çibishev.