Gazetar: Avni Tahiri
Gëzimi dhe Suzana janë çift në pension të cilët çdo ditë dalin për rekreacion përreth lumit Vardarit të Shkupit.
Ajo që më së shumti i shqetëson këtë çift është mos mirëmbajtja e rregullt e kositjes së gjelbërimit dhe pastërtisë. Në disa vende, bari i pakositur kishte zënë edhe rrugën e shëtitores përreth lumit Vardar, dhe më shumë ngjante në një livadh të braktisur sesa në një hapësirë të rregulluar për qytetarët.
“Kështu duket një pjesë përgjatë Vardarit ku bari i pakositur ka mbuluar hapësirat publike dhe në vend se qytetarët të zgjedhin këtë rrugë për rekreacion ato detyrohen të dalin në pjesën tjetër të lumit”
”Bari kositet por jo rregullisht, dhe sidomos pjesa tjetër e Vardarit kositët më shpesh se kjo pjesa tjetër. U pengon gjatë shëtitjes? Pengon pasi ka mushkonja. Gjarpërinj ende nuk kam hasur por kositja bëhet rrallë. Ju jeni çdo ditë këtu? Po, jemi çdo ditë këtu pasi e kemi bërë si traditë që të ecim për shëndet”, tha Gëzim Fida -Pensionist.
Përveç, Gëzimit dhe Suzanës, edhe qytetarë tjerë që frekuentojnë çdo ditë shëtitoren përgjatë lumit Vardar kërkojnë nga autoritetet komunale më shumë kujdes dhe mirëmbajtje të rregullt të hapësirave publike, në mënyrë që ato të jenë të sigurta dhe të përshtatshme për rekreacion. Së fundmi është shtuar edhe numri i mushkonjave përreth Vardarit, gjë që ua vështirëson edhe më shumë qëndrimin dhe shëtitjet në këtë zonë./Alsat.mk.



