“Çifti po kthehej në shtëpi”- Shqiptarja u përplas për vdekje nga një makinë sapo i shpëtoi aksidentit me të dashurin, si ndodhi ngjarja tragjike në Itali

Një distancë një metër i kushtoi jetën 27-vjeçares shqiptare Adela Xhaferri mbrëmjen e 6 dhjetorit në zonën e Brescias në Itali.


adela xhaferri itali aksident
Adela Xhaferri

E reja shqiptare u përplas nga një automjet sapo i kishte shpëtuar vdekjes nga një aksident me makinë me të dashurin e saj dhe kishte dalë në anë të rrugës.

Ajo po udhëtonte si pasagjere në makinën që drejtohej nga i dashuri i saj, i cili rrëshqiti dhe përfundoi në anë të rrugës. Adela doli nga mjeti pa lëndime të mëdha, por pak minuta më vonë, u përplas për vdekje nga një mjet tjetër.

Si ndodhi ngjarja

Adela sapo kishte përfunduar turnin e saj të punës në korneteria Dolce Notte në via Lechi, në Brescia.  Jashtë, duke e pritur, ishte i dashuri i saj: së bashku shkonin në shtëpinë e tij, në Rovato, gjysmë ore me makinë nga qyteti.

Pasi doli nga unaza jugore, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina rrëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar. Dy të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime, por pak minuta më vonë, një makinë ka goditur Adelën duke e vrarë në vend.

Ardhja e ndihmës, e thirrur nga i dashuri, ishte e kotë. Me të mbërritur, punonjësit e shëndetësisë nuk kanë mundur të shpëtojnë të renë.

Rikonstruksioni i detajuar i dinamikës së aksidentit po shqyrtohet nga policia, e cila i ka nënshtruar menjëherë analizave të alkoolit si të dashurin e Adelës, ashtu edhe shoferin që e vrau, por të dy nuk kishin pirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme