Çifti udhëtoi 5600 kilometra për të bërë fotografi përrallore, por atje iu ndodhi një befasi (Foto)

Një çift i ri dëshiroi që të bëjë një set të fotografive përrallore për të mbetur si kujtim i martesës së tyre. Për këtë qëllim, ata vendosën të shkojnë në një zonë malore në Skoci, ku relievi është plot me bukuri natyrore. Sidoqoftë, atje i priti një befasi.

James Mortier, 33 vjeçar dhe Lisa, 31 vjeçare, udhëtuan nga Çikagoja drej një ishulli në Skoci për të bërë një set të fotografive për martesë, pasi kishin kërkuar një vend me natyrë të bukur. Ata ranë në kontakt me një fotograf skocez përmes Instagramit dhe iu pëlqyen shumë fotografitë që ai i kishte shkrepur.

Megjithatë, për fat të keq, ata qëlluan në ishull kur moti ishte me erëra të forta dhe me shi, duke bërë që toka të ishte plot ujë dhe baltë. “Moti në Çikago ndërron mjaft shpesh, sepse brenda një jave mund të kemi mot të ngorhtë dhe borë njëkohësisht. Edhe atje ka erëra, por ato nuk krahasohen me erën që na goditi në këtë ishull”, deklaroi dhëndri i sapomartuar.

Ndërkaq, Lisa tha se ata dëshironin ta gjenin një vend të veçantë për t’i bërë fotografitë e martesës. “Neve na pëlqen natyra dhe jemi të prirë për aventura. Prandaj, dëshiruam që të shkojmë në një vend të largët dhe të pabanuar sepse kjo na dukej më romantike. Së pari kemi dashur të shkojmë në disa fshatra franceze, por më pas e ndërruam mendjen dhe vendosëm të vijmë në Skoci”, tha ajo.

Ndonëse moti ishte mjaft i papërshtatshëm, ata u bënë gati për t’i bërë fotografitë. Lisa tha se nuk mërzitet që fustani i saj i nusërisë do të bëhet me baltë. Pavarësisht motit, rezultatet e fotografive janë mahnitëse. Aty pasqyrohet bukuria e një natyre të paprekur, bashkë me dashurinë e të sapomartuarve për njëri-tjetrin, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/cifti-udheton-5600-kilometra-per-te-bere-fotografi-perrallore-por-atje-iu-ndodhi-nj-befasi-594914/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme