Çiklizmi malor, një sport i shëndetshëm por ka shumë pak interesim

Edhe pse çiklizmi malor është një sport i shëndetshëm, interesimi i të rinjve për këtë sport ësht shumë i ulët. Në qytete të ndryshme të vendit ka klube të çiklizmit malor, megjithatë numri i anëtarëve nuk është shumë i lartë. Edhe në Strugë ekziston një klub për çiklizëm malor, të cilët çdo fundjavë kanë ture të ndryshme në malet e Strugës dhe më gjerë. Ilir Ibraimi, kryetar i klubit, i ftuar në emisionin Ftesë në Studio tha se viteve të fundit interesimi i të rinjve strugan për tu marrë me sport ësht i ulët, e sidomos për çiklizmin malor, sepse e shohin edhe si sport të vështirë dhe të rrezikshëm.

“Të jem realist të rinjtë në Strugë nuk merren shumë me sport, jo vetëm rinia por edhe mosha tjetër që ka nevojë për aktivitete fizike, nuk ka intereim të theksuar, un mund të them që në gjithë Strugën mund të jenë 10 ose 15 çiklist, në përgjithësi nuk ka të interesuar edhe për çiklizmin rrugor.” –  theksoi Ilir Ibraimi, çiklist.

Ibraimi thotë se çiklizmi malor ka rreziqet e veta, sepse shpesh janë përballur me kafshë të egra ose me rrugë të papërshtatshme, megjithatë thotë se malet e Strugës kanë kapacitet edhe për çiklistët fillestar, ku nuk është aq vështirë dhe rrezik.

Klubi i çiklistëve në Strugë ka bërë disa aktivitete prej kur është themeluar, brenda qytetit dhe jashtë.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni tek linku më poshtë:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme