Cila është paga ideale për të arritur lumturinë?

Nëse ju arrini të bëni diferencën ndërmjet nevojës dhe lakmisë, gjithçka tjetër zgjidhet lehtësisht.

Tema “A e blen paraja lumturinë” ka qenë, është dhe do të jetë një prej më të diskutuarave të të gjitha kohërave. Çfarë, në të vërtetë, na bën të lumtur? E vërteta është se ka shumë faktorë që kontribuojnë në ndjenjën tonë të mirëqenies, por paratë padyshim luajnë një rol të rëndësishëm. Ajo që kemi mësuar nga shumë studime është se ekziston një nivel të caktuar të të ardhurave që ndihmon në arritjen e lumturisë, por a është vetëm ky informacion që na nevojitet?

Sipas shumë studimeve të kryera së fundmi, niveli i lumturisë është shumë i madh kur fitimet në vit janë rreth 75,000 dollarë. Por, çfarë ndodh kur kjo shifër tejkalohet? Disa njerëz përjetojnë stresin e shtuar dhe zakonisht ndihen të pakënaqur, sepse po kalojnë përvojat e reja në kërkim të më shumë parave. Ky fenomen është një refleksion i natyrës së egoizmit njerëzor dhe mund të shpjegojë përse disa individë që kanë pasuri të madhe ndihen ende të pakënaqur.

Studimet

Disa prej studimeve më të fundit janë bazuar në një mesatare dhe jo sipas një përvoje të caktuar individuale. Këtu është vendi ku fillon debati: si ndikon individualiteti në nivelin e lumturisë? Ka njerëz që janë të lumtur edhe po të fitojnë rreth 30,000 dollarë në vit, dhe të tjerë që shprehen se janë shumë të palumtur sepse iu duhen më shumë para për të përmbushur të gjitha nevojat e jetës. Të kuptosh se çfarë të bën të lumtur është një proces personal dhe shpesh herë i ndërlikuar.

Ka gjithashtu një aspekte shumë të rëndësishëm që dalin nga këto studime: ndarja e parave. Njerëzit janë më të lumtur kur dalin me shpenzime që ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre dhe të atyre që kanë rreth tyre. Ajo që duhet të mbajmë mend është se shpenzimi i parave për përvoja dhe ndihmën e të tjerëve rëndon më shumë se blerja e objekteve materiale.

Eliminimi i ankthit dhe stresit financiar

Arsyeja se përse thuhet nga disa dhe besohet nga disa të tjerë është se paratë e rrisin në mënyrë demonstrative nivelin e lumturisë është sepse nëse ti merr çdo muaj një pagë që konsiderohet e lartë për nivelin e jetesës në vendin ku jeton, rrjedhimisht edhe do të ndihesh i sigurt financiarisht. Kjo siguri është thelbësore, sepse kur ndihesh i fuqishëm financiarisht, është më e lehtë të mendojë për ato gjëra që të japin lumturi reale në jetë.

Gjithashtu, të kesh mjaftueshëm para për të blerë çfarëdolloj produkti që të nevojitet kur shkoni në supermarket apo në dyqane veshjesh, apo për të paguar qiranë pa u dashur të kurseni diku tjetër, padyshim që do të rrisë nivelin tuaj të lumturisë, sepse nuk ju shkakton stres. Të jesh në gjendje të plotësosh nevojat ditore pa stres do të bëjë që jeta juaj të duket më e lehtë dhe më e gëzueshme.

Nuk ka udhëtime pa para

Paraja mund t’ju krijojë mundësinë për të udhëtuar në vende të ndryshme dhe për të fituar përvoja të paharrueshme. Të udhëtosh, por ashtu siç duhet, pa e vrarë mendjen për të kursyer, ndikon në mënyrë të menjëhershme në rritjen e nivelit të lumturisë. Udhëtimet krijojnë kujtime dhe eksperienca që mbeten me ne për gjithë jetën. Këtu shembulli i parë që u mor është udhëtimi, por kjo nuk do të thotë që ato janë të vetmet që ndikojnë në rritjen e lumturisë. Edhe të shikosh në një koncert një prej bandave të rokut më në zë të momentit, (ku bileta nuk mund të përballohet nga të gjithë) është një tjetër aktivitet që ndikon në rritjen e lumturisë.

Pra e rëndësishme është që ju t’i shpenzoni paratë ashtu siç duhet, sepse në fund arrini të merrni ndjesinë e të qenët të lumtur. Kur shpenzimi i parave lidhet me përvojat dhe aktivitete që ju japin gëzim, atëherë paratë bëhen një mjet për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj.

Bamirësia

“Nëse jep, nëse dhuron, më shumë do të marrësh në këmbim.” Ndarja e pasurisë suaj me të tjerët, sidomos me ata që kanë nevojë, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë shpirtërisht dhe rrjedhimisht do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lumtur. Ndihma për ata që janë në nevojë është një përvojë e fuqishme që ndihmon në bashkimin e individëve dhe krijimin e një ndjenje të përbashkët solidariteti.

Ndihmoni njerëzit tuaj të dashur

Një tjetër mënyrë e duhur për t’i shpenzuar paratë është duke ndihmuar njerëzit tuaj të dashur. Ndihma që ju mund t’u ofroni familjarëve apo edhe një miku në ditë të vështirë është një prej mënyrave të duhura për të shpenzuar paratë, e cila jo vetëm që rrit nivelin tuaj të lumturisë, por ndihmon gjithashtu ata që i doni. Ajo ndjenjë e kënaqësisë që vjen nga ndihma për t’u bërë ata të ndihen më mirë është therse dhe e paçmuar.

Investoni në gjëra që ju bëjnë të fitoni kohë

Një prej gjërave më të rëndësishme, por që fatkeqësisht nënvlerësohet nga shumë është kursimi i kohës. Paraja mund të ofrojë një mundësi të tillë. Në ditët e sotme, kur rimti i jetës është shumë i shpejtë, nëse ju keni mundësi financiare, mund të fitoni shumë kohë duke u angazhuar më shumë për ato gjëra që i doni. Këtu mund të përmendim punët e shtëpisë. Nëse ju keni mundësi financiare, ju mund të blini të gjitha pajisjet e nevojshme që ju lehtësojnë punën, duke e bërë kështu jetën tuaj më të thjeshtë dhe më të gëzueshme.

Përfundimisht, paratë, siç e kemi parë, kanë një rol të rëndësishëm në arritjen e lumturisë, por është mënyra se si ne zgjedhim t’i harxhojmë ato që luan rolin kryesor. Duke investuar në përvoja dhe duke ndihmuar të tjerët, ne mund të ndihmojmë që lumturia jonë të jetë jo vetëm e përkohshme, por një gjendje e qëndrueshme e shpirtit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme