Mushkolaj: Nga Gjykata Kushtetuese të kërkohet një mendim juridik.-Murati: Presidenti të ndërhyj me kompetencat kushtetuese Gjashtë seancat konstituive për zgjedhjen e krye parlamentarit nuk arritën një rezultat konkret për dalje nga kriza politike për krijimin e institucioneve të reja. Analistët e fushës politike vlerësojnë se është e domosdoshme që përfaqësuesit e partive politike të ulen në një tryezë për gjetjen e një zgjidhjeje. Nëse një gjë e tillë është e pamundur për përfaqësuesit politike, analistët vlerësojnë se ndërhyrja e presidentit të vendit apo e përfaqësuesve ndërkombëtarë është e domosdoshme./21Media