Cili është më i preferuar, Instagram apo Snapchat?

Instagram-i ia ka kaluar Snapchat-it në garën për mediat sociale më të përdorura nga adoleshentët amerikanë, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Në këtë hulumtim janë anketuar 8,600 adoleshentë dy herë brenda vitit, dhe janë analizuar shprehitë e të ashtuquajturës “Gjenerata Z”.

Sipas raportit, 85% të pjesëmarrësve kishin përdorë Instagram-in të paktën një herë në muaj, krahasuar me një shifër të përafërt prej 84% për Snapchat.

Mirëpo kjo diferencë është ndryshe kur adoleshentët janë përgjigjur pyetjes se cilin nga këto rrjete sociale preferojnë më shumë.

Snapchat është zgjedhur si platforma sociale më e preferuar nga 46% të respodentëve, përderisa Instagram-i është zgjedhur nga 32% prej tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme