Ambasadorja e Kosovës në New York, Vlora Çitaku ka marrë një mësim të mirë. Ka kërkuar falje që ka shpërndarë një informatë të rreme se një autobus me kosovarë është sulmuar në Serbi.
“Sapo u informova se kompania ka mohuar se ka ndodhur një sulm. Me gjasë ishte një lajm i rremë. Kërkoj falje të sinqertë. Mediumi që raportoi lajmin nuk e ka kontaktuar kurrë kompaninë e autobusëve. Më vjen shumë keq sepse unë nuk kam dashur të ndaj një lajm të rremë dhe të shkaktoj panik. Ky është mësim i mirë për mua, dhe të gjithë ne duhet të shikojmë më shumë për burimin e informacionit. Lajmi i rremë është i rrezikshëm. Ai nxit konfuzion dhe pasiguri. Kërkoj falje. Duhet të verifikoj më shumë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më parë ajo kishte thënë se a duhet të thirret një takim i Këshillit të Sigurimit.
“Një autobus që transportonte kosovarë u sulmua sot në Serbi. Fatmirësisht, falë raportimeve s’ka të lënduar. Ndoshta duhet të thërrasim një takim të Këshillit të Sigurimit? #Hipokrizi #Standard i dyfishtë. P.S. A e dënoi ndokush nga komuniteti ndërkombëtar këtë sulm?”, ka shkruar ajo në Facebook, të cilin e bëri lajm edhe portali Koha.net duke besuar në verifikimin paraprak të postimit të saj, sado që gjatë ditës nuk kishte mundur të verifikonte vërtetësinë e lajmit.
Çitaku pyet se a duhet thirrur mbledhje të OKB-së pas sulmit në Serbi të autobusit nga Kosova
“A duhet të thirret një takim i Këshillit të Sigurimit?”, është pyetja e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pasi që bëri të ditur se një autobus me kosovarë është sulmuar sot në Serbi.
Ambasadorja Çitaku e ka quajtur “standard të dyfishtë” dhe “hipokrizi” këtë rast si dhe ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar që nuk ka reaguar fare për sulmin.
“Një autobus që transportonte kosovarë u sulmua sot në Serbi. Fatmirësisht, falë raportimeve s’ka të lënduar. Ndoshta duhet të thërrasim një takim të Këshillit të Sigurimit? #Hipokrizi #Standard i dyfishtë. P.S. A e dënoi ndokush nga komuniteti ndërkombëtar këtë sulm?”, ka shkruar ajo në Facebook.
© KOHA.