Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit deklaroi se Serbia do të luftojë për ta ruajtur Kosovën si pjesë të saj.
“Me sa duket mentaliteti i tij ka mbetur ende në orën e Millosheviçit”, ka shkruar ajo në “Facebook”, transmeton Indeksonline
Ndryshe, Vuçiq sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e presidentit të Serbisë.