Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin është një partner i besueshëm dhe i saktë në Serbi. Sipas tij, Serbia duhet të konsolidojë miqësinë, bashkëpunimin në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe të diskutojnë të gjitha çështjet kyçe.
Madje Vuçiq tregoi se ka kaluar shumë kohë me Putin, duke diskutuar për Kosovën.
Ne kemi analizuar të gjitha dokumentet ekzistuese të Kombeve të Bashkuara, kemi analizuar sjelljen e të gjithë akterëve në skenën politike botërore, mbi të gjitha rreth kësaj çështje”, ka thënë ai.
Putin qëndroi së fundi në Serbi për një vizitë dy-ditore.