Në barnatore të ndryshme në Britani, meshkujt mund të blejnë Viagra pa përshkrimin e mjekut.
Lidhur me këtë ekspertët shëndetësorë kanë thënë se kjo mund të ndihmojë që më shumë meshkujt që të trajtojnë mosfunksionim erektil, i cili prekë mbi katër milionë të rritur në Britani.
Si çdo medikament tjetër edhe ky ka efekte anësore dhe nuk duhet të abuzohet me përdorimin e tij.
Përmbajtja e Viagras është e dedikuar vetëm për meshkujt impotent.
Askush nën moshën 18 vjeçare nuk duhet të përdorë këtë medikament, gjithashtu duhet të kenë kujdes personat që kanë probleme me zemër dhe enë të gjakut.