Çka është kutia e Pandorës?

Kutia e Pandorës është një artefakt në mitologjinë greke e lidhur me mitin e Pandorës në “Veprat dhe Ditët” e Hesiodit. Në rrëfimin origjinal nuk kishim të bënim me një kuti, por me një qyp – që e keqpërkthyer u bë “kuti”.

Në kohët moderne ajo ka kuptimin e “një burimi të shumë telasheve të mëdha e të papritura”, ose edhe të “një dhurate që duket e vlefshme por që në realitet është mallkim”, shkruan Periskopi.

Sipas Hesiodit, kur Prometeu e vodhi zjarri nga qielli, Zeuri, mbreti i zotave, u hakmorr duke i dhuruar Pandorën vëllait të Prometeut Epimetheut. Pandora e hapi qypin që përmbante sëmundje, vdekje dhe çdo të keqe që më pas u lëshuan në botë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme