Çka parasheh marrëveshja me avokatët e Hagës?

 

Gazetare: Natyra Rushiti.

Janë bërë gati një muaj, që kur është arrestuar.

Ish drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë.

Mbi të rëndojnë 10 akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, ndërsa është deklaruar i pafajshëm.

Ai mbrohet nga pesë jurist të shquar në arenën ndërkombëtare.

Ish presidenti i Kosovës, po përfaqësohet nga avokatët Sophie Menegon, David Hopper, Dastid Pallaska, Samuel Blom-Cooper dhe Pierre-Richard Prosper.

Ndërkohë, bashkë me Thaçin nën akuza të njëjta janë edhe 3 ish liderë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Edhe këta mbrohen nga jurist të shquar.

Ndërkohë, në Kosovë ekziston një ligj me anë të të cilit shpenzimet e mbrojtjes së të akuzuarve mbulohen nga buxheti i shtetit.

Për këtë çështje tashmë janë ndarë 7 milionë euro, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hartuar edhe udhëzimet administrative.

Ndër të tjera janë hartuar edhe modelet se çka do të përmbajë një marrëveshje me një avokat që mbrojnë të akuzuarit.

Në këto marrëveshje thuhet se një ujdi e tillë do të mbetet në fuqi nga nënshkrimi deri në një vendim të formës së prerë.

Ndërsa, Ministria e Drejtësisë merr për obligim pagesën e të gjitha shpenzimeve të avokatëve.

“Ministria pajtohet që ta paguajë bilancin përkatës për secilin faturë të pranuar nga Avokatët brenda 14 ditëve nga pranimi i faturës. Ministria do të përcaktojë një adresë elektronike ku Avokatët do të dërgojnë faturat e tyre, dhe Ministria kështu pranon se transmetimi elektronik i faturave është i mjaftueshëm, që të konsiderohet se Ministria ka pranuar faturën e Avokatëve me t’u bërë transmetimi elektronik i Avokatëve. Ministria pajtohet që të dërgojë pagesat përmes transfereve bankare në xhirollogarinë e Avokatëve e cila do të përcaktohet nga Avokatët më pas.”

Sipas kësaj kontrate, avokati do të kompensohet sipas tarifës së tij për orë, për paraqitjet në gjykatë, hetimet, udhëtimet, përgatitjet e dokumenteve, marrjen në pyetje të dëshmitareve si dhe çdo kohë të kaluar nga avokatët në përgatitjen e rastit.

Po ashtu do mbulohen edhe kostot e udhëtimit, akomodimit, shpenzimet për zyrë dhe shpenzimet për akomodim, thirrje telefonike e ushqim.

Por secila marrëveshje mes palëve mbrojtëse e ministrisë do të jetë tërësisht konfendinicale.

*Ministria pranon që kjo Marrëveshje si dhe çdo komunikim në të ardhmen në mes të Avokatëve dhe Klientit ose në mes të Avokatëve dhe Ministrisë janë rreptësishtë koenfidenciale. Ministria pranon që komunikimet në mes të Avokatëve dhe Klientit janë rreptësishtë konfidenciale dhe nuk janë subjekt i zbulimit për Ministrinë. Ministria pajtohet që komunikimiet në mes të Ministrisë dhe Avokatëve mund tu zbulohen palëve të treta vetëm nëse Avokatët ose Klienti e kërkon këtë ose sipas një urdhri të vlefshëm të gjykatës, përfshirë ndonjë urdhër nga ndonjë Dhomë gjyqësore e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndërkohë, në rast se ministria dështon ti përmbush obligimet ndaj avokatëve këta të fundit kanë të drejtë të tërhiqen nga mbrojtja e të akuzuarve.

“Çdo dështim nga ana e Ministrisë që të respektojë termat e kësaj Marrëveshjeje, përfshirë dështimin për të paguar tarifat dhe kostot e papaguara në kohë siç specifikohet në paragrafin 3 më lart, do të konsiderohet si pëlqim i shprehur nga Klienti dhe Ministria që Avokatët të tërhiqen menjëherë nga Rasti dhe nga përfaqësimi i mëtejshëm i Klientit. Vendimi i avokatëve për të mos u tërhequr pas ndonjë shkelje që nuk do të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta e Avokatëve për tu tërhequr në një kohë më të vonshme mbi bazën e së njëjtës shkelje, përveç nëse ministria e rregullon shkeljen në tërësi para tërheqjes së Avokatëve nga Rasti.”

Ndërsa, sipas këtij modeli të marrëveshjes, ministria dhe klienti kuptojnë faktin që avokatët nuk kanë dhënë ndonjë garanci lidhur me fitimin e rasteve, përveç përpjekjeve më të mira për ta fituar çështjen juridiko – penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme