Çka po i shtyn budistët t’i urrejnë muslimanët në Azi?

Budistët të shtyrë nga ndjenjat anti-muslimane janë shpërndarë në Sri Lanka, Mianmar dhe Tajlandë. Çfarë qëndron mbrapa kësaj retorike urrejtëse dhe autoritetet a po përpiqen të ndalojnë këtë tension?

Sri Lanka ishte një shtet i emergjencës për pothuajse dy javë në përgjigje të disa përplasjeve që rrethuan gjithë vendin, pasi një budist ishtë sulmuar nga katër muslimanë afër një qyteti turistik në Kandy.

Budistët radikalë, përfshirë organizatat nacionaliste të murgëve të njohur si Bodu Bala Sena (Forca Budiste), mori mbështetje në mediat sociale.

Mesazhet e tyre përfshinin komplotet që muslimanët po i mbanin ushqimet dhe veshjet me helme për të zhdukur budistët.

Një numër i xhamive, shtëpive dhe bizneseve muslimane janë shkatërruar gjatë përplasjeve, në të cilën mbetën të vrarë 2 persona. Si rezultat, qeveria ka imponuar një shtetrrethim dhe ka ndaluar mediat sociale për 12 ditë, raporton “DW”, transmeton Periskopi.

Mianmari, në anën tjetër është duke ushtruar dhunë ndaj muslimanëve që prej vitit 2012. Një grup i muslimanëve ka qenë objektiv i sulmeve budiste kohët e fundit. Qindra mijëra muslimanë Rohingya janë detyruar me dhunë të braktisin shtëpitë e tyre gjatë vitit 2017. Murgjit budistë kanë pasur një rol të rëndësishëm në këtë ngjarje.

Që prej vitit 2011, Tajlanda gjithashtu ka qenë skenë e dhunës, veçanërisht në provincën jugore. Gazeta tajlandeze “Bangok Post” ka raportuar se të paktën 6, 500 njerëz janë vrarë në provincat me shumicë muslimane ndërmjet viteve 2004 dhe 2015.

Për dallim nga Sri Lanka dhe Mianmari, një numër i organizatave të grupeve islamike militante janë duke e ndërtuar kalifatin e Shtetit Islamik në jug të Tajlandës. Qeveria tajlandeze i është përgjigjur në mënyrën më të rëndë. Nëntë në dhjetë viktima si pasojë e dhunës në këtë regjion janë civilë.

Njejtë si në Sri Lanka dhe Mianmar, murgjit budistë janë pjesë e konfliktit edhe në Tajlandë.
Në vitin 2015, murgu popullor tajlandez, Phra Maha Apichat kishte deklaruar se çdo xhami duhet të digjet për një budist të vrarë.

Profesori dhe studiuesi i religjionit Michael Jerryson nga Universiteti Shtetëror i Youngstownit ka thënë se budistët në Sri Lanka, Mianmar dhe Tajlandë janë të shqetësuar. “Unë kam dëgjuar nga murgjit në të tri vendet se ata, budistët i shohin si të kërcënuar” dhe të frikësuar nga “Islami dhe muslimanët që po provojnë të marrin vendet e tyre,” tha ai për “DW”.

Pjesë e kësaj frike mund të jenë gjurmët historike që ka lënë vendi, pasi budizmi theravada e dominon këtë rajon.

Mianmar dhe Sri Lanka së bashku kanë qenë nën kontrollin e Britanisë dhe koloni e shteteve evropiane. “Kur britanikët kolonizuan vendin, këto vende ndërprejtën mbështetjen që u jepej nga shteti-Sangha (komuniteti budist),” tha Jerryson. Megjithësi Tajlanda nuk ishte e kolonizuar, ajo ishte e rrethuar nga kolonitë britaneze dhe franceze, e cila kishte frikë se mos humbiste pavarësinë. “Njerëzit pyesnin, cilët po e mbrojnë budizmin?”

Kjo frikë udhëhiqet nga një lidhje me idetë nacionalistë të importuar nga Evropa në fillim të shekullit të 20, që budistët të luftojnë për pavarësi dhe të mbrojnë etninë e tyre. Megjithëse arsyet fundamentale dhe faktorët politikë për lëvizje të tilla janë të ndryshme në çdo vend, sipas Jerryson rezultati është i njejtë “një formë më të fuqishme të nacionalizmit fetar dhe identitetit fetar në formën e budizmit.” Aktualisht, është e pamundur që identiteti i përçarë kombëtar nga besimet religjioze të dominojë në çdo vend “Për të qenë qytetar i vërtetë i Mianmarit do të thotë të jesh budist.”

Kështu besimi budist që është nën kërcënim është i rrënjosur thellë dhe është një pjesë integrale e identitetit budist. Jayson thotë se ndjenjat anti-muslimane janë pjesë e një “retorike të islamofobisë transnacionale që vjen nga perëndimi” dhe e shtrirë në Sri Lanka, Mianmar dhe Tajlandë. “Shumë njerëz në perëndim e shohin religjioni si budizmi që e sheh paqen, ndërsa një fe si Islami është e dhunshme që për fat të keq, kjo është e pasaktë,” shpjegon ai.

“Çdo religjion global ka udhëzimet  e veta, ka doktrinat për të inkurajuar njerëzit të ecin drejt paqes në veprimet ndërshoqërore dhe intrashoqërore,” tha Jerryson. “Por shumë nga sistemet religjioze përfshirë budizmin kanë histori të dhunës.”

Ata që matin ndjenjën e kërcënimit nga ajo që po ndodh në Sri Lanka, Mianmar dhe Tajlandë duhet përfundimisht të arrijnë në përfundimin se koncepti është me të meta, tha Jerryson: “Ajo thjesht nuk përshtatet, nuk përshtatet aspak”.

Vetëm rreth 10 për qind e 20 milionë shtetasve të Sri Lankës janë myslimanë; në Mianmar ky numër është afërsisht 4 për qind (nga 51 milion banorë) dhe në Tajlandë është rreth 5 për qind (nga 67 milion banorë). “Këto madhësi të popullsisë nuk kanë ndryshuar dramatikisht për më shumë se katër dekada,” tha Jerryson.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme