Çka po ndodh kështu me Kim Jong Un?

Fotot e fundit të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un kanë konfirmuar thashethemet në rritje se “udhëheqësi i madh” ka humbur peshë në mënyrë drastike.

Kim Jon udhëhoqi një mbledhje të partisë këtë javë. Ndërsa takime të tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të shpallur vendime të mëdha politike, që zakonisht lidhen me programin bërthamor të Koresë së Veriut ose marrëdhëniet me Korenë e Jugut ose Shtetet e Bashkuara, aty vëmendje mori pamja e re e liderit korean.

Kim është 170 centimetra i gjatë dhe dikur dyshohet se peshonte 130 kilogramë, sipas  mediave të Koresë së Jugut. Shifra të tilla e vendosin arë në indeksin e masës trupore në kategorinë e obezëve.

Kim filloi të humbte peshë në fillim të vitit, dhe mediat koreano-veriore raportuan në qershor se humbja e tij në peshë po shqetësonte kombin.

Pasojat e përmbytjeve dhe problemet e furnizimit për shkak të pandemisë së koronavirusit kanë shkaktuar mungesë ushqimore në Korenë e Veriut dhe mbyllja e kufijve me Kinën e ka thelluar më tej problemin.

Qeveria e Koresë së Veriut, e cila nuk flet kurrë për problemet e brendshme të vendit, duket se e ka pranuar problemin, duke thënë se Kim po ha më pak “për shkak të popullit të tij”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme