Kryeministri i vendit, Isa Mustafa gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se çështja e zhvillimit ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës do të mbetet prioritet i qeverisë pas miratimit të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2017.
Mustafa tha se projektligji për Buxhetin 2017 është rezultat i një bashkërenditje të përbashkët në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që të krijohen kushtet buxhetore,
“Kemi trajtuar të gjitha kërkesat dhe vlerësoj që kemi arritur që Kosovës në vitin 2017 t’i ofrojmë buxhet që siguron zhvillim dhe reflekton programin e koalicionit qeveritar si përkushtim për rritjen ekonomike dhe vendeve të reja të punës”
“Ky projektligj është rezultat i një bashkërenditje të përbashkët me fondin monetar ndërkombëtar”.
“Vlerësoj se puna dy vjeçare ka dhënë rezultate konkrete në përmirësimin e aktivitetit ekonomik”.
“Indikatorët zyrtarë flasin për rënie të normës së papunësisë por duhet të theksohet se jemi të vetëdishëm se duhet të punojmë për tërheqjen e kapitalit të jashtëm në mënyrë që të bëjnë vendin tonë më atraktiv për investitorët e jashtëm”, ka thënë Mustafa. klan kosova