Gazetare: Ajnur Bafqari
Pas konsumimit të kalorive të tepërta gjatë darkave festive, nutricionistët rekomandojnë aktivitet të shtuar fizik dhe një dietë të shëndetshme por pak më strikte.
Nutricionistja Valbona Kadriu për Alsat, thotë se gjatë këtij sezoni djegia e kalorive është pak më e lehtë gjë që e lehtëson heqjen e kilogramëve të tepërt të fituar gjatë festave.
“Ajo që duhet të bëjmë është që vazhdimisht të kemi një aktivitet fizik edhe pse temperaturat janë më të ulëta, lëvizjet janë të zvogëluara gjatë kësaj periudhe, por që në temperature të ulëta shpenzimi i energjisë është më I madh, pasiqë trupi tenton ta mbajë temperaturën trupore dhe në këtë mënyrë do të shpenzojë më shumë energji dhe nëse ja bashkangjisim një ecje të shpejtë të thjeshtë, atëherë do të shpenzojmë më shumë kalori se një ecje normale gjatë sezoneve të tjera, ajo që duhet të bëjmë është fillimisht një aktivitet fizik dhe një regjim ushqimorë ose një dietë siç e njohim, që është e shëndetshme por që është pak më strikte”, tha Valbona Kadriu, Nutricioniste.
Ajo sqaron se pas konsumit të tepërt gjatë festave, trupi ka nevojë për detoksikim, prandaj rekomandon që të pihet më shumë ujë dhe të shtohet konsumimi i frutave dhe perimev.
“Mënyra më e mirë e detoksifikimit është konsumi I sasisë së lartë të ujit, uji është lëngu ideal që ndihmon të eliminohen të gjitha toksinat, qoftë ato që vijnë prej marrjes së alkoolit, mirëpo edhe ushqimeve të tjera, çdo ushqim që ne e marrim në organizëm duhet të eliminohet nga trupi si mbetje e cila nuk është përpunuar nga organizmi jonë dhe mënyra më e mirë është me anë të ujit dhe kuptohet frutat, perimet”, u shpreh Valbona Kadriu, Nutricioniste.
Sipas nutricionistëve konsumimi i kalorive të tepërta për një periudhë të shkurtër nuk mund të përpunohet nga organizmi prandaj transformohet në yndyrë të shtresuar gjë që shkakton kilogramët e tepërt. / Alsat.mk