Gazetar: Suad Bajrami
Katër deputetë të Frontit Evropian do t’i bashkohen shumicës parlamentare. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në intervistën për Alsat.
“VLEN-i nuk mbetet me 9 deputetë, as Fronti Evropian me ato që i ka. Lëvizjet kanë filluar dhe mendoj që ditëve në vijim, sidomos javën e ardhshme do të shihet se nuk është situata ashtu”. Nuk janë finalizuar bisedimet, janë në përfundim e sipër, por e vërtetoj atë që ka një numër të atillë që vetëm se ka braktisur Frontin dhe mbështet shumicën. Janë katër në numër? Po. Janë të gjithë shqiptarë ose edhe të bashkësive tjera etnike? Të Frontit Evropian”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.
Mexhiti, konfirmoi se të gjitha resorët e udhëhequra nga Taravari, do të mbeten në menaxhim të VLEN-it
“Ajo që është pushtet, që i takon VLEN-it mbetet i VLEN-it. Tash kush do të jetë pjesë e VLEN-it në të ardhmen. Individë, subjekte tjera është çështje që e diskutojmë dhe debatojmë, por me këtë pushtet menaxhon VLEN-i. Edhe nëse mbetet numri i deputetëve 9 nuk do të preket asnjë ministri? Po. As e Shëndetësisë? Jo. Derisa nuk vendosim në rrethana tjera për këmbim resorësh, por tash për tash kjo temë është e mbyllur, u shpreh Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë”.
Sipas Mexhitit, shumica e partisë nuk pajtohet largimin e Taravarit nga qeveria. Me Arben Fetain, i cili nuk ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do të mbetet në Qeveri, Mexhiti tha se është në komunikim.
“Mendoj që në këtë periudhë ka udhëhequr mirë për qeverisje të mirë. Bashkë kemi kontribuar në tema të nxehta, etnike dhe mendoj se i duhet qeverisë. Keni komunikim me të? Po. Dhe nëse mbetet si do të mbetet? Uroj të mbetet”.
“Mendoj që pjesa dërmuese, të mos them 70% e më tepër nuk pajtohen që të kthehen atje nga ku ikën vetëm disa muaj më parë”, theksoi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.
Në zgjedhjet lokale, Mexhiti paralajmëroi se krahas kandidatëve partiakë, do të mbështesin edhe figura të pavarura.
“Ajo që do të jetë sihariq për këto zgjedhje është se VLEN-i do të del nga ngjyrat partiake, do të del edhe jashtë VLEN-it. Nëse kandidaturat janë më të mira në një komunë, do të përkrahim kandidatura të pavarura në komunat e mëdha urbane. Si për shembull ku? Vetëm po flasim për disa komuna urbane, një ndër to do të jetë edhe Gostivari”, tha ndër të tjera Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë./ Alsat.mk