Çka thanë mbrëmë partitë për zgjedhjet parlamentare?

Gazetar: Adrian Kerimi

Koalicioni VLEN nga Gostivari dërgoi porosi se më ardhjen e tyre në pushtet do të kërkojnë fillimisht gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit, shkruan Alsat.

Izet Mexhiti tha se ka ardhur koha që gjyqësori siç theksoi të jetë i pavarur nga BDI-ja, Soravia dhe Serbia. Sonte VLEN tubimin qendror e ka thirrur për në Sheshin Skënderbeu në Shkup.

“Ka përgjegjësi para ligjit. Do të ketë përgjegjësi para gjyqësorit, kur ai do shkapet nga qeverisja e korruptuar dhe do të funksionojë lirshëm dhe pa ndikime partiake, pa ndikime të lotarisë, pa ndikime të Soravisë, pa ndikimin e BDI-së dhe pa ndikimin e Serbisë”, tha Izet Mexhiti, VLEN.

VMRO-DPMNE-ja nga Aerodromi pret thellimin e fitores kundër oponentit politik. Hristijan Mickoski tha se nga 5 parimet mbi të cilat do të qeverisë ai, prioritet do të ketë shteti i së drejtës dhe përgjegjësia para ligjit. Ai tha se LSDM-ja ka nëpërkëmbur krenarinë e popullit maqedonas.

“Jam i bindur se ajo e cila do të ndodh pas 8 majit është lirimi i Maqedonisë dhe unifikimi për 5 parimet kryesore dhe e para është respektimi dhe sundimi i ligjit, shtet i së drejtës dhe përgjegjësi për ata që kanë gabuar para ligjit”, u shpreh Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Fronti Evropian mbajti tubimin qendror në Sheshin Maqedonia në Shkup. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i porositi kundërshtarët politik që të kenë kujdes me fjalët dhe të përkushtohen për të ardhmen e vendit. Ahmeti tha se më 8 maj populli nuk del vetëm në zgjedhje, por del në referendum për të ardhmen.

“Le t’i matim fjalët mirë. Le ti matin fjalët e tyre mirë sepse ky vend e ka vendin në Evropë dhe në Evropë nuk mund të shkojmë të ndarë, por duhet të shkojmë të gjithë së bashku”, tha Ali Ahmeti, BDI.

LSDM-ja dhe koalicioni “Për të ardhme Evropiane” ka vazhduar fushatën në Shkup me tubimin qendror në qendër. Dimitar Kovaçevski tha se gjatë 7 viteve derisa ka qeverisur LSDM-ja, vendi është përballuar me shumë kriza por ka arritur të dalë faqebardhë nga çdo sfidë ekonomike, shëndetësore dhe energjetike.

“Në 7 vitet e fundit u ballafaquam më shumë sfida. Luftuam me kriza, pandeminë, inflacionin, krizën energjetike, kishim ulje dhe ngritje por ajo që është më e rëndësishmja është se në asnjë moment nuk u dorëzuam dhe nuk u tërhoqëm. Në asnjë moment”, tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Në ndërkohë “E Majta” ka thirrur tubim gjithëpopullor sonte në Gostivar në orën 19:30 ku edhe do të këtë hapjen e shtabit dhe prononcimit e bartësit të listës në njësinë e gjashtë zgjedhore Igor Dimeski./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme