“Ç’kuptim ka shtetrrethimi nga e premtja në të hënë?” Vasili: Shqipëria ndodhet në një karantinë politike

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka quajtur masat e marra nga qeveria për mospërhapjen e koronavirusit, karantinë politike.

Nëpërmjet një video publikuar në facebook, Vasili shprehet se Rama ka imponuar një karantinë të mirëfilltë politike sa i përket daljes në rrugë të forcave të ushtrisë dhe orarit të lëvizjes.

Vasili thekson se lënia hapur e të gjitha aktiviteteve kryesisht ato tregtare pa afat të caktuar do të ulte mundësinë ë grumbullimit të qytetarëve në markete apo në zona të tjera.

“Ka disa argumente të pakapërcyeshëm që tregojnë qëndrimin kontradiktor e rënduar nga interesi politik i ditës dhe absolutisht fare me pandeminë”, tha Vasili.

“Është fare e qartë për këdo që Shqipëria ndodhet tashmë në një karantinë politike dhe jo me një kufizim lëvizjes që lidhet me një trajtim shkencor të pandemisë. Ka disa argumente të pakapërcyeshëm që tregojnë qëndrimin kontradiktor e rënduar nga interesi politik i ditës dhe absolutisht fare me pandeminë.

Së pari, ju e dini se që në fillim OBSH kërkoi testim, testim, testim të gjerë. Edi Rama e refuzoi publikisht dhe tha se nuk ka nevojë për një strategji të tillë dhe tha se ne do të ndjekim një strategji të ngjashme me atë të Zvicrës, e cila teston njerëzit me moshë mbi 65-vjeç dhe kjo është strategjia më e mirë për neve. Siç e patë koha nuk i dhe të drejtë në asgjë. Situata u bë kaotike dhe kjo kurajë për të vepruar kundër asaj që OBSH kërkonte me forcë, që të gjithë vendet e përqafuan tregonte fare qartë një qëndrim aprofesional dhe politik.

Së dyti, ju e dini me mjetet mbrojtëse se çfarë ndodhi. Pa ju kthyer argumentit që 1 milion e 200 mijë maska u shpërndanë të skaduara ku Edi Rama po përpiqej të bindte opinionin që megjithëse kanë 10 vite të skaduara këto ende kanë vlerë, por vetë maskat si përdorim u quajtën të panevojshme, bile edhe të dëmshme nga Rama përkundrejt asaj që gjithë bota përfshirë OBSH dhe vendet më të përparuara kanë ngulur këmbë me forcë për përdorimin e gjerë të tyre, por Rama po thoshte te kundërtën sepse nuk i blinte dhe nuk i siguronte dot.

Së treti, ju e dini që masat kufizuese kanë një qëllim uljen e kontaktit me virusin në 24 orë. Rama ka imponuar një karantinë të mirëfilltë politike. Ç’kuptim ka nga ana shëndetësore shtetrrethimi i fundjavës nga e premtja në të hënë. Mos kishte virusi një orar të caktuar dhe ishte më i rrezikshëm se në orët e tjera. Ç’kuptim kishte mbyllja e të gjitha aktiviteteve private, ndërkohë që lënia e tyre hapur do të ulte dukshëm dendësinë e grumbullimit të njerëzve. Është e qartë që në secilin nga argumentet e tij zgjodhi të kundërtën e saj që shkenca kërkonte sepse kjo kërkonte organizim, fonde dhe marrje masash korrekte dhe të përputhshme me pandeminë”, u shpreh ndër të tjera Vasili.

 

 

 

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme