Clark uron 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një foto në mes të shqiptarëve

Postimi i një fotografie në mes të shqiptarëve është urimi i radhës i gjeneralit Wesley Clark për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Urime popullit të Kosovës që sot feston 10 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Clark.

Dje me një videoincizim Clark u është drejtuar kosovarëve duke thënë se i mban mend si popullin më të guximshëm dhe më të qëndrueshëm në Evropë.

“Popullin e Kosovës e mbaj në mend si ndër më të guximshmit dhe më të qëndrueshmit në Evropë dhe po ashtu e mbaj në mend si popullin më pro-amerikan në Evropë. Tash kur po e festoni 10 vjetorin e pavarësisë, duhet ta kujtoni me shumë krenari atë që është arritur dhe nga ju duam të shikoni drejt asaj që mbetet për t’u bërë në të ardhmen – zhvillimi ekonomik, përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët, mposhtja e pasigurive të së kaluarës, izolimit, ndasive dhe shtypjeve etnike, të cilat kanë mbizotëruar me shekuj në Ballkan për t’u bërë kështu prijës të Evropës së re. Të ardhmen e keni përpara. Keni popull shumë të mirë. Keni miq shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Unë besoj në të ardhmen tuaj të ndritshme”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme