E martë, 25 Tetor 2016 – Sakte.net
E nominuara demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, mbrëmë vonë e ka sulmuar ashpër rivalin e saj republikan, Donald Trump, për deklaratën se përpjekjet njëjavëshe për rimarrjen e Mosulit në Irak po zhvillohen keq.
“Nuk është vetëm gabim, por është e rrezikshme dhe nevojitet të hedhet poshtë më 8 nëntor”, tha Hillary Clinton, duke aluduar në ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, dhe ka shtuar se “ai në themel ka shpallur disfatë para se beteja të ketë filluar”.
Por, mbrëmë zoti Trump vetëm e ka përsëritur kritikën e tij duke u thënë mbështetësve se “tash ne jemi të bllokuar keq në Mosul” dhe ka shtuar se “armiku është shumë më i fortë se sa që ata kanë menduar…është situatë e tmerrshme që po zhvillohet”.