Një nënë nga Fieri me inicialet E.R., ka tronditur rrjetin social me postimin e saj. Nëna ka nxjerrë në shitje dy fëmijët e mitur për inat të ish-burrit.
Denoncimi është bërë në redaksinë e newsbomb.al nga babai i fëmijëve me inicialet V.G., banues në Tiranë, i cili i shqetësuar thotë se ky postim vjen si “hakmarrje” e ish-gruas së tij.
I riu, baba i dy fëmijëve, i martuar tashmë me një grua tjetër thotë për newsbomb.al se ish-gruaja e tradhtonte dhe pas shumë kohësh ata janë divorcuar.
Tashmë ajo nuk e lejon që fëmijët ta takojnë dhe është larguar në Greqi te prindërit e saj.
Por përtej historisë së çiftit, newsbomb.al vendosi ta publikojë këtë denoncim për vetë përmbajtjen e rëndë të statusit që nëna e këtyre dy fëmijëve ka bërë në rrjetin social ku thotë se nxjerr në shitje të vegjëlit e saj.
Stafi ynë i bën thirrje gjithashtu organeve kompetente të nisin menjëherë hetimet për të verifikuar e ndjekur këtë publikim shqetësues që po qarkullon në rrjet.