Çmendet shqiptari/ Pasi e la gruaja, i vë zjarrin shtëpisë e hidhet në flakë

Zemërimi ndaj gruas e dy fëmijëve, të cilët u larguan nga shtëpia dy javë më parë, në kulmin e një krize bashkëshortore që vazhdonte prej kohësh, e shtyu një shtetas shqiptar t’i vinte zjarrin banesës, në shenjë proteste.

B. M., 56 vjeç, me profesion murator, pa precedentë penalë, i vuri flakën në disa vende shtëpisë njëkatëshe, e lidhur edhe me disa të tjera në zonë, në Pistoia, në orën 01.30 të natës.

Tymi që doli nga dritaret alarmoi fqinjët, të cilët njoftuan zjarrfikësit që mbërritën menjëherë, bashkë me karabinierët e zonës.

Ndërkaq shqiptari kishte qëndruar brenda shtëpisë dhe u gjet i intoksikuar nga thithja e tymit, ndërsa zjarri kishte djegur një pjesë të mirë të mobiljeve, por jo në strukturën e shtëpisë.

Gjatë transportimit në spital, muratori pranoi se i vuri zjarrin shtëpisë për shkak të krizës bashkëshortore.

Pavarësisht kryerjes së aktit në dëshpërim e sipër, shqiptari u arrestua nga karabinierët gjatë qëndrimit në urgjencë, për zjarrëvënie dhe rrezikim të banorëve të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme