Gjykata italiane ka dënuar me disa vite burg 3 shqiptarë, të cilët në vitin 2016, kanë rrëmbyer një rumune, dhe më pas duke e detyruar atë më dhunë të kryejë seks oral.
Duke sjellë në vëmendje historinë e vitit të kaluar, mediat italiane kanë raportuar njëri prej tyre është dënuar me 4 vjet e 4 muaj burg, ndërsa dy të tjerët me nga 3 vjet e 3 muaj burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Torino, ku shqiptarët, emrat e të cilëve, nuk bëhen të ditur, ishin futur në shtëpinë e një 25-vjeçarje rumune, ku e kanë detyruar për të kryer seks oral, e cila për pak sa nuk është mbytur.
Gjykata i ka shpallur fajtorë jo vetëm për përdhunimin, por edhe për vjedhje, pasi në fund, kur kanë abuzuar me 25-vjeçaren, asaj i kanë vjedhur edhe disa euro që kishte me vete.