Peel Trident që është prodhuar në vetëm 45 njësi më 1960, pritet të shitet në ankand për afro 100 mijë euro.
Vetura me përmasa shumë të vogla është e mirë për parking, edhe pse nuk e ka edhe opsionin e vozitjes së prapthi. Por, me peshën e lehtë, mund të shtyhet me lehtësi.
Makina është në gjendje shumë të mirë dhe mund të vozitet në rrugë të hapur, pasi t’i jetë vazhduar regjistrimi special për mjete të vjetra.
Shkaku i formave të pazakonta, Peel Trident ka zënë vend në Librin e Rekordeve të Ginesit si vetura më e vogël ndonjëherë.