Çmimet Bafta 2023/ “All Quiet on the Western Front” thyen rekord

Mbrëmë në Londër u mbajt ceremonia e çmimeve “BAFTA 2023”, një ndër eventet më të rëndësishëm të industrisë britanike dhe asaj ndërkombëtare të filmit.

“All Quiet on the Western Front” (Asgjë e re nga fronti perëndimor) u shpall si filmi më i mirë dhe ishte fituesi më i madh duke marrë plot 7 çmime që theu rekordin për më shumë fitore për një film jo në gjuhën angleze.

Filmi gjerman, i prodhuar nga Netflix, fitoi shtatë trofe BAFTA, përfshirë atë të filmit më të mirë, skenarit të adaptuar, regjisë dhe filmit në gjuhë të huaj, duke thyer një rekord për një film jo britanik.

Filmi i regjisorit Edward Berger, trajton me sytë e një ushtari të ri absurditetin makabër të luftës së parë botërore, si simbol i çdo lufte.

Trofe pati edhe për filmat  “Banshees of Inisherin”, falë të cilit Barry Keoghan fitoi çmimin e aktorit më të mirë, ndërkohë që çmimi për aktoren u fitua nga Cate Blanchett, me filmin “Tar”.

Ndërkohë, dokumentari më i mirë u shpall ai i quajtur “Navalny”, që tregon historinë e vërtetë të disidentit kryesor ndaj regjimit të Vladimir Putin në Rusi.

Në Royal Festival Hall tapeti i kuq ishte i mbushur me yjet që  mbanin veshur krijime të emrave më në zë të modës, për të festuar arritjet e tyre.

Ceremonia, e organizuar nga Alison Hammond dhe Richard E. Grant, u ndoq edhe nga Princi dhe Princesha e Uellsit.

Në event spikati aktorja Cate Blanchet dhe Austin Butler.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme