Çmimet e benzinës, naftës dhe gazit/ Mblidhet sot Bordi i Administrimit të Karburanteve, ja çfarë pritet të vendosë

Ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Bordit të Administrimit të Karburanteve, i cili pritet të vendoset çmimi i ri për naftën në vend.


Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i këtij Bordi, ndërsa pritet të kemi një ulje të mëtejshme të çmimit të karburanteve, referuar edhe uljes së ‘arit të zi’ është tregjet ndërkombëtare dhe në bursa.

Kujtojmë që kjo është mbledhja e dytë e Bordit të Administrimit të Karburanteve, i cili në mbledhjen e parë, që u zhvillua më 12 mars, vendosi çmimet për produktet e benzinës, naftës dhe gazit, me një vlerë prej 217 lekë/litri ndërsa gazi u përcaktua me vlerën 93 lekë/litri.

Në vendimin e tre ditëve më parë u përcaktua që mbledhja e radhës do të mbahej pikërisht sot, më 15 Mars, për të vendosur pasqyrimin e shitjes me pakicë shikim të ndryshimeve të mundshme në tregjet ndërkombëtare.

Vendimi i datës 12 mars:

Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave,  miratoi  Aktin Normativ:

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.

Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve t naftës për  konsumatorët. Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjëherë Bordi i Transparencës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të  jetë 217 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme