Sipas Çmimeve të Ekselencës 2023 të Euromoney, “Banka më e mirë në Shqipëri” është Banka OTP Albania për të katërtin vit radhazi.
Ky sukses i arritur është rezultat i përkushtimit të palëkundur të bankës ndaj klientëve të saj dhe shënon një shfaqje të lartë të performancës së saj financiare.
CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella, ka shprehur emocionin e tij dhe ka ndarë këtë sukses me punonjësit dhe klientët e bankës; “Ky moment meriton kremtim dhe mirënjohje! Kemi punuar fort, jemi fokusuar, kemi duruar dhe arritëm dhe të performojmë në biznes përgjatë gjithë kohës. Ky është momenti për të gjithë njerëzit e OTP Albania Bank të admirojnë veten dhe të shijojnë suksesin!”.
Çmimet e Euromoney për Ekselencën konsiderohen si njëra ndër vlerësimet më prestigjioze në industrinë bankare globale. Çdo vit, Euromoney vlerëson dhe njeh kontributin e bankave dhe institucioneve financiare në nivel global. Fitimi i këtij çmimi për katër vite radhazi për OTP Bank Albania tregon historinë e suksesit të saj. Për këtë aspekt vetë Euromoney është shprehur se “Të dhënat e përfitueshmërisë së Bankës OTP Albania ishin të mira dhe para shkrirjes së bankave. Fitimi Net i saj më vete arriti $30.7 million në 2022, një rritje prej 61% këtë vit, raportin të ardhura/shpenzime në 44% dhe kthimin në kapital prej 27.5%”.
OTP Bank Albania ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e saj për të ofruar zgjidhje financiare të përshtatura për nevojat e klientëve të saj. Banka ka prezantuar në mënyrë të vazhdueshme produkte dhe shërbime inovative që ndihmojnë individët, bizneset dhe organizatat të arritur qëllimet e tyre financiare. Fokusimi i bankës në kënaqësinë e klientit dhe promovimi i marrëdhënieve afatgjata kanë fituar besimin dhe besnikërinë e klientëve të saj.
Së bashku me Grupin OTP, i cili udhëhiqet nga mendësia e rritjes dhe ka prezencë në 12 shtete të Evropës Qëndrore dhe Lindore, OTP Bank Albania vazhdon transformimin e saj në një institucion financiar të suksesshëm. Fitimi i çmimit Euromoney për të katërtin vit radhazi thellon përkushtimin e bankës ndaj zhvillimit të vazhdueshëm, qasjes së saj të përqendruar te klienti dhe përmirësimit të shërbimeve.