Çmimi i karburanteve shënon ulje minimale

Gazetar: Angell Dimovski

Çmimi i karburanteve shënon ulje minimale. Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim me të cilin çmimet ulen për 2,73%. Benzina ulet për 1,5 denarë, dizeli për 2,5 denarë, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 3,5 denarë, ndërsa mazuti ulet për 2 denarë për kilogram.

Komisioni Rregullator i Energjetikës:

“Euro Super BS-95 ulet për 1,5 den.

Euro Super BS-98 ulet për 1,5 den.

Eurodizel ulet për 2,5 den.

Vaj ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 3,5 den.

Mazuti ulet për 2 den.”

Këto janë çmimet maksimale, ndërsa kompanitë, nëse dëshirojnë, mund të shesin edhe me çmime më të ulëta. Zbritja nga OKTA zgjat deri në fund të këtij muaji, ku kompanitë që furnizohen me karburant nga kjo kompani mund ta shesin benzinën për dy denarë më lirë se çmimi maksimal, ndërsa dizelin për tre denarë më lirë.

Sa i përket çmimeve të ushqimeve, të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me rritjen e çmimeve të karburanteve, Hristijan Mickoski theksoi se sot do ta marrin raportin, do ta analizojnë, ndërsa në ditët në vijim do të ndërmarrin masa përkatëse.

“Pres ta marr raportin dhe ta analizojmë këto ditë, dhe pasi ta analizojmë me shumë kujdes, atëherë sigurisht do të dalim me masa të caktuara, dëshirojmë që ato të jenë të targetuara”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kryeministri njoftoi se nuk do ta drejtojë mbledhjen e sotme të Qeverisë, për shkak të angazhimeve të tjera./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme